Search

Mali i Zi fut në listë të prioriteteve nëntë projekte energjetike

21 Janar, 2022


Qeveria e Malit të Zi ka vendosur në listën e projekteve prioritare të infrastrukturës nëntë projekte të sektorit të energjisë në vlerë prej 1.2 miliard eurosh, si dhe shtatë projekte tjera të fushës së mbrojtjes së mjedisit, në vlerë të përgjithshme prej 332 milion eurosh.

Lista e azhurnuar e projekteve prioritare infrastrukturore në Mal të Zi, fillimisht e publikuar në vitin 2018, përmban 152 projekte në vlerë të përgjithshme prej 6.3 miliard eurosh.

Përvec projekteve të fushës së energjisë dhe mjedisit, lista përmban edhe projekte të fushës së transportit, infrastrukturës komunale, arsimit, shëndetit, kulturës, sporteve dhe digjitalizimit.

Projektet do të duhej të financoheshin nga buxheti shtetëror, kompanitë shtetërore, kreditë, grantet e Bashkimit Evropian dhe përmes partneriteteve publiko-private.

Projekti i ndërtimit të hidrocentralit në lumin Moraça është ndër projektet më të vlefshme në fushën e energjisë elektrike, në vlerë prej rreth 510 milion eurosh. Projekt tjetër me vlerë të madhe është edhe ai i ndërtimit të hidrocentralit Komarnica, në vlerë prej 185 milion eurosh.

Studimi i fizibilitetit për rindërtimin e termocentralit në Pljevlja bashkë me systemin e ngrohjes po vazhdon diskutimin. Edhe ky projekt bën pjesë në listën e projekteve prioritare infrastrukturore në Mal të Zi.

Përdorimi i fuqisë ujore për të prodhuar rrymë në lumenjtë Drina, Piva, Tara, Cehotina, Lima, Ibër dhe Moraça është në krye të listës së projekteve në fushën e energjisë. Këto projekte janë përllogaritur në vlerë prej 14 milion eurosh.

Në listën e projekteve prioritare infrastructure të Malit të Zi, projekte në vlerë prej 109 milion eurosh janë ndarë për projekte të efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike.

Ndër prioritetet tjera energjetike të futura në këtë listë është edhe investimi në rrjetin e transmisionit, përmes projekteve që në total kapin vlerën prej rreth 180 milion eurosh.

Gazsjellësi Jon-Adriatik (IAP) është i vendosur i treti në listën e projekteve energjetike.