Search

Lokali në Ferizaj me lidhje ilegale në gjithë pajisjet, KEDS i kërkon t`ia kthejë mbi 10 mijë euro

August 20, 2024


Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli në një lokal në Ferizaj kanë gjetur se gjitha pajisjet kishin qenë të lidhura ilegalisht, me ç’rast energjia nuk faturohej fare.

KEDS thekson se pronari detyrohet t’i rikthejë KEDS-it 10 mijë e 397 euro nga humbjet e shkaktuara në rrjet.

“Pronari i një lokali në rajonin e Ferizajt është zënë duke e vjedhur energjinë elektrike. Pas dyshimeve për keqpërdorim të energjisë elektrike nga ky konsumator, ekipet e kontrollit të KEDS-it aty hasën në një lidhje direkte në rrjet. Të gjitha pajisjet brenda kafenesë ky konsumator i kishte lidhur ilegalisht, për çka e tërë energjia elektrike e shpenzuar nuk faturohej fare. Si pasojë, ky konsumator detyrohet t’ia rikthejë KEDS-it 10,397.16 euro nga humbjet e shkaktuara në rrjet”- thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, sipas KEDS, pronarin e pret edhe një proces gjyqësor ku mund të dënohet me gjobë dhe me burg deri në tri vjet.