Licensime dhe autorizime për prosumator dhe furnizues së energjisë në vend
April 01, 2025

Bordi i ZRRE ka aprovuar 28 kërkesa për vet-konsum të energjisë me kapacitet prej 418.8kWh, bilancet vjetore për dy ngrohtoret në vend, një park solar me me kapacitet 483.12kW dhe ka lëshuar licencë për një furnizues së energjisë elektrike.
Më 28.03.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e dytë për këtë vit. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe miratuar Bilancin Vjetor të Energjisë Termike për NQ Termokos për 2025 dhe Bilancin Vjetor të Energjisë Termike për NQ Gjakova për vitin 2025.
Poashtu gjatë kësaj seance janë shqyrtuar dhe miratuar edhe planet afatgjata dhe afat mesme të operatorëve të transmisionit dhe shpërndarjes së bashku me disa proceduar për tregun e energjisë.
Statkraft Markets GMbH ka marrë miratimin e bordit për licencim të aktivitetit të furnizimit me shumicë të energjisë elektrike. Statkraft është kompani norvegjeze me histori të gjatë në fushën e hidrocentraleve në Evropë e cila tash e disa vite operon dhe në Shqipëri.
Sa i përket zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, në këtë seancë është shqyrtuar kërkesa e “LURN” sh.p.k për lëshimin e autorizimit për gjenerim të energjisë elektrike nga panelet solare nl komunën e Podujevës me kapacitet prej 483.12kW. Si dhe janë aprovuar 7 kërkesa të subjekteve komerciale dhe 21 kërkesa të personave fizik për marrje të autorizimeve për statusin e prosumatorëce me kapacitet total prej 418.8 kWh.
Sa i përket procesit të shqyrtimit tarifor, gjatë kësaj seance nuk është trajtuar ndonjë pikë lidhur me këtë çështje, pasi afati për dorëzimin e komenteve është ende i hapur dhe do të mbyllet sot deri në ora 16:00. ZRRE do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në vazhdim, duke synuar një proces transparent dhe te hapur të shqyrtimit tarifor.