Lansohet kërkesa për propozime për Ankandin e parë të Energjisë nga Era deri në 100 MW
December 22, 2025

Ministria e Ekonomisë ka publikuar Kërkesën për Propozime (për Ankandin e Parë të Energjisë nga Era në Kosovë.
Në këtë ankand do të sigurohen kapacitet i ri gjenerues deri në 100 MW, që synon të sigurojë deri në 100 MW kapacitet të ri gjenerues nga era në kuadër të një Skeme Mbështetëse 15 vjeçare.
Ky hap pason përfundimin me sukses të fazës së Kërkesës për Kualifikim (KK) dhe parakualifikimit të tre ofertuesve, të cilët tani ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre teknike dhe financiare në këtë fazë.
Kompanitë e ftuara janë Akuo Energy nga Franca, konsorciumi Notus Energy nga Gjermania me kompaninë vendase Stublla Energy dhe konsorciumi Guris nga Turqia.
Ankandi i energjisë nga era është pjesë e strategjisë së Kosovës për të forcuar sigurinë energjetike duke zgjeruar kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike dhe për të diversifikuar miksin energjetik përmes prokurimit konkurrues dhe të bazuar në treg të energjisë së ripërtëritshme.
“Duke shfrytëzuar përvojën nga ankandi i parë solar prej 100 MW në Kosovë, Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar për administrimin e ankandit të energjisë me erës me të njëjtat standarde të larta të transparencës, drejtësisë dhe konkurrueshmërisë, duke siguruar që përfituesi përfundimtar i këtij procesi të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës. „ thuhet në njoftimin e ministrisë për këtë event.
Cilat janë hapat e rradhës?
Pas dorëzimit të propozime, ato do të vlerësohen mbi bazën e përputhshmërisë dhe çmimit, ku kontrata do të jepet në bazë të çmimit më të ulët të energjisë elektrike të ofruar (EUR/MWh), i cili nuk duhet të tejkalojë çmimin tavan.
Një qasje e tillë ka për qëllim sigurimin e energjisë së ripërtëritshme me një çmim konkurrues, duke mbajtur procesin të fokusuar te përballueshmëria, krahas energjisë së pastër dhe sigurisë së furnizimit.
Ankandi bërë i mundur falë mbështetjes së Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) si këshilltar i transaksionit, e mbështetur nga Qeveria e Gjermanisë, si dhe Qeveria e Luksemburgut përmes LuxDev, Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim dhe Zhvillim.