Lancohet ankandi i erës 100MW në Kosovë
December 19, 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe partnerët e projektit kanë lancuar e Ankandit të Parë të Erës 100 MW. Sipas tyre, Ankandi është një hap i rëndësishëm për sigurimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.
“Deri në vitin 2031 jemi zotuar të arrijmë kapacitetet prej 1600 MW nga burimet e ripërtëritshme të energjisë – të pastra e me procedura konkurruese që përkthehen në çmime më të mirë për qytetarët tanë.
Ankandi diellor është zbatuar mbi këtë zotim dhe ka dëshmuar përparësitë e mëdha të skemave të këtilla: me konkurrencë të shëndetshme, çmimi për blerjen e energjisë është ulur për 35% krahasuar me çmimin tavan, e tërë ky përfitim i shkon direkt si qytetarëve ashtu edhe bizneseve tona”, është shprehur Kryeministri Kurti.
Ministrja Rizvanolli ndërkaq tha se ky projekt është i rëndësishëm për prodhimin e energjisë nga era për shkak të nevojave që ka tregu për energji.
“Është tejet e rëndësishme që kërkesa jonë për energji e veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe veçanërisht gjatë muajve të ftohtë përkon shumë mirë me profilin e prodhimit të energjisë nga era, andaj ky lloj projekti është i rëndësishëm për gjenerimin dhe për ekonominë tonë”, tha ajo.
Sipas saj, Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për energji të erës teksa tregoi më shumë për shpejtësinë që arrijnë ato në zona të ulëta e malore.
“Kosova, jemi me fat që është një vend që ka potencial të jashtëzakonshëm për energji të erës. Rreth 17% e territorit të Republikës së Kosovës ka erëra të qëndrueshme me shpejtësi mbi 6 m/s, kurse në zona malore kjo arrin deri në 8 m/s, duke krijuar kështu kushte optimale për ndërtimin e kapaciteteve të erës mbi mesataren e shumë vendeve evropiane”, tha ndër të tjera ministrja.
Si do të funksionoj ankandi?
Ngjashëm sikur në ankandin e energjisë solare të përmbyllur këtët vit, fazës e parë përfshinë kualifikimin e kompanive për ankand, Pastaj do të pasojë faza e ofertave financiare.
Në mbledhjen e fundit të bordit të ZRRE është vendosur gjithashtu se çmimi maksimal për ankandin e erës prej 100 MW do të jetë 80.20 €/MWh.
Informatat e detajuara për ankandin mund të i gjeni në webfaqen e dedikuar për burimet e ripërtëritshme në Kosovë në këtë Link.
Realizmin i këtij projekti, realizohet përmesë bashkëpunimit të qeverisë së Kosovës me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), qeverinë gjermane, Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo) dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.