Search

Kuvendi miratoi zgjatjen e masave emergjente për energjinë

08 Dhjetor, 2022


Vendimi i Qeverisë, me datë 29 nëntor të këtij viti për zgjatjen e masave emergjente të energjisë elektrike, ka marrë mbështetjen për miratim të 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me këtë vendim sot Kuvendi zhvilloi seancë të jashtëzakonshme, ndërkaq Kuvendi po vazhdon me seancë tjetër ku pritet të shqyrtohen pikat e pa përfunfuara të mbledhjeve të kaluara.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë propozim-vendimin e Qeverisë për zgjatjen të masave emergjente të furnizimit me energji.

Më 24 dhjetor të vitit 2021, Qeveria e Kosovës pati shpallur 60 ditë gjendje emergjente për furnizim me energjinë elektrike.

Qeveria e Kosovës, duke u bazuar në Ligjin për Energjinë, kishte vendosur që të shpallë gjendje emergjente për furnizim me energjinë elektrike.

Neni 25 i Ligjit për Energjinë flet për shpalljen e kësaj gjendje.

Sipas këtij neni, Qeveria si masë emergjente mund të vendosë kufizime në furnizimin me energji për konsumatorët ose të vendosë obligime të veçanta për ndërmarrjet e energjisë në këto raste: Në gjendje të jashtë zakonshme, në pajtim me përcaktimin e Kushtetutës; në situate të tjera emergjente, nëse Qeveria ka deklaruar se duhen masa emergjente në sektorin e energjisë.

Më pas në gusht të ktij viti, Kuvendi i Kosovës përsëri kishte miratuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për një periudhë prej 60 ditëve.

Ndëkaq me më 28 tetor të këtij viti, Qeveria miratoi përsëri propozim-vendimin për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë, e cila mori mbështetjen e 61 deputetëve për miratim në Kuvend.