Search

Kuvendi i Kosovës miraton në lexim të parë Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme

09 Nëntor, 2023


Në momentin e votimit në sallë ishin 64 deputetë dhe të gjithë votuan pro. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se me aprovimin e këtij Projektligji krijohet një kornizë ligjore që vë në qendër burimet e pastra të energjisë.

“Me aprovimin e Ligjit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë Republika e Kosovës përbën dallimin nga shumica e shteteve të rajonit duke krijuar një kornizë ligjore që vë në qendër burimet e pastra të energjisë. Qëllimi është tërheqja e sa më shumë investimeve”, tha ajo.

Tutje, Rizvanolli tha se ky Ligj është i dobishëm edhe për sektorin privat. Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se ky Projektligj është kontrovers si në titull ashtu edhe në përmbajtje. “Para nesh kemi një projektligj të them të drejtën aq kontrovers në përmbajtje dhe në titull”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka parë ndonjëherë të miratohet ndonjë Ligj për promovim.