Search

Kurti takoi përfaqësues të kompanisë MASDAR, prezantuan përparësitë që Kosova ofron dhe mundësitë e investimit

08 Mars, 2024


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka takuar Drejtorin për zhvillim të biznesit të kompanisë MASDAR nga Abu Dhabi, Ahmed Al Awadi, si dhe menaxherin e lartë për zhvillim, Serkan Atta, ku ka prezantuar përparësitë që Kosova ofron dhe mundësitë e investimit, veçanërisht në ndërtimin e kapaciteteve të reja të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Në njoftimin për media nga Qeveria e vendit, thuhet Kurti dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar në takim prezantuan përparësitë që vendi ynë ofron dhe mundësitë e investimit në Kosovë – veçanërisht në ndërtimin e kapaciteteve të reja të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përfshirë ato të planifikuara përmes pakos investive, ku parashihet ndërtimi i kapaciteteve prej 950 MË të energjisë së erës, diellit si dhe kapacitete akumuluese, e të cilat pritet të kapin vlerën investive prej 1.2 miliardë euro.

“Këto kapacitete kanë filluar me ankandin tonë të parë diellor 100 MË, procesi i ofertimit për të cilin është përmbyllur me sukses gjatë muajit janar”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, kompania MASDAR është kompani nga Abu Dhabi e cila është me renome botërore në fushën e energjisë së ripërtëritshme.