Search

KSDW 2021 po rikthehet me fillim nga data 31 maj deri 11 qershor 2021

May 17, 2021


Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW) rikthehet me edicionin e katërt i cili do të fillojë më 31 maj dhe do të zgjasë deri më 11 qershor 2021.

Në kuadër të javës do të organizohen panele të shumta diskutimi për të trajtuar temat më aktuale mbi zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon.

‘Edhe ky edicion si edhe të tjerët para tij do të përfshijë ngjarje paralele të larmishme dhe interesante! Bëhu edhe ti pjesë e #KSDW2021!’, kanë shkruar organizatorët në rrjete sociale.

Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë është ngjarja më e madhe vjetore për zhvillim të qëndrueshëm.

Kjo ngjarje ndër vite organizohet nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, GIZ, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).