Search

Kryeministri: Si Qeveri nuk kemi paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri

25 Nëntor, 2021


Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është drejtuar kryeministrit Kurti duke e pyetur se edhe për sa kohë do të vazhdohet të paguhet rryma në veri.

Kryeministri Kurti i është përgjigjur duke i thënë se nuk kanë paguar asnjë paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri, përcjell Klankosova.tv.

“Në pyetjen tuaj keni deklaruar se Qeveria e Kosovës ka paguar 6 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri në kohë fushate, kjo është e pasaktë, Qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri”, ka konfirmuar Kryeministri Kurti.

Tutje, ai tha se Qeveria po punon në plotësimin e rekomandimit të fundit të Kuvendit për këtë çështje.

“Ndërmarrja publike KOSTT-i ka vazhduar që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në këto katër komuna. Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të plotësuar rekomandimin e fundit të Kuvendit për këtë çështje”, u shpreh Kryeministri.

Ndryshe, Kryeministri Kurti konfirmoi se së shpejti do të fillojë faturimi i rrymës në katër komunat me popullatë shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Kemi qenë kritik kur kemi qenë opozitë dhe sot kemi trashëguar gjendje e cila na ka vërtetu se kemi pas të drejtë. Janë bërë dakordime të pafavorshme për Kosovën në Bruksel dhe po i vuajmë pasojat tani. Argumentet kryesore kundër nesh në Bruksel janë dakordimet e qeverive paraprake. Nuk do të dëshiroja të jem në këtë gjendje. Shpejtë do të vij dita e faturimit në veri”, është deklaruar Kurti.