Search

Kriza energjetike: Në Francë kërkohet të ndalen kondicionerët, në Spanjë nga punënjonësit kërkohet të largojnë kravatat

August 01, 2022


Çmimet rekorde të energjisë elektrike dhe mungesa e burimeve e shkaktuar nga lufta në Ukrainë ka bërë që kriza energjetike të shpërfaqet në gjithë Evropën.

Pothuajse të gjitha vendet në Evropë kanë filluar me zbatimin e masave të ndryshme, në sezonin e verës kur edhe konsumi është më i ulët.

Deri në 735 euro për megavat çmimi në tregun hungarez, tronditet Ballkani Perëndimor

Lexo më shumë

Temperaturat jashtëzakonisht të larta gjatë dy javëve të fundit kanë bërë që qeveritë në mbarë botën të rishqyrtojnë përdorimin e tyre të energjisë – nga një këndvështrim mjedisor dhe i kursimit të kostos.

Kryeministri spanjoll: Punënjonësit të mos mbajnë kravata që të kursejnë energjinë

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u ka bërë thirrje punonjësve në sektorin publik dhe privat që të mos mbajnë kravata, si një masë e kursimit të energjisë në vapë.

Sanchez tha se qeveria e tij do të miratojë masa ‘urgjente’ të kursimit të energjisë, ndërsa vendet evropiane përpiqen të bëhen më pak të varura nga gazi rus pas luftës në Ukrainë.

Gjatë javëve të fundit Evropa ka përjetuar temperatura rekord të larta, ndërsa sot temperaturat arritën në 36C në Madrid dhe 39C në Sevilje. Në një konferencë në Madrid, Sanchez vuri në dukje se ai nuk kishte veshur kravatë – dhe tha se donte që ministrat e tij, zyrtarët publikë dhe punëtorët në sektorin privat të bënin të njëjtën gjë.

Holanda aktivizon fazën e planit të krizës energjetike

Lexo më shumë

“Kjo do të thotë se ne të gjithë mund të kursejmë energji”, shtoi ai. Kryeministri tha se masat do të sigurojnë që njerëzit të qëndrojnë më të freskët dhe për rrjedhojë do të ulin kostot e energjisë sepse kondicionerët do të përdoren më rrallë. Spanja nuk është e para që ndërmerr këtë veprim. Në vitin 2011, Japonia prezantoi fushatën e saj “Super Cool Biz” , e cila inkurajoi punonjësit e zyrës të veshin rroba më të freskëta gjatë verës.

Qeveria e zotit Sanchez po punon për një dekret për kursimin e energjisë, i cili pritet të miratohet të hënën. Kjo është një lëvizje për të inkurajuar bizneset që të mbajnë dyert e tyre të mbyllura ku është e mundur, për të parandaluar ikjen e ajrit të kondicionuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar politikanëve u është thënë të hiqnin xhaketat e kostumit, në bazene në Gjermani ofrohet vetëm dush i ftoftë

Një rregull i ngjashëm u prezantua në Francë në fillim të kësaj jave. Masat janë pjesë e planit të Komisionit Evropian prej 210 miliardë eurosh për të rritur energjinë e rinovueshme dhe për të reduktuar varësinë e vendeve evropiane nga gazi rus pas pushtimit të Ukrainës.

Dhe gjatë temperaturave të larta në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit, politikanëve iu tha se mund të hiqnin xhaketat e kostumit të tyre ndërsa ishin në Dhomën e Komunave.

Gjermania po ndjek shembullin, me një nga qytetet e saj, Hanoverin, duke njoftuar se do të ofronte vetëm dushe të ftohtë në pishina publike dhe qendra sportive.

Franca vendos gjoba për dyqanet që mbajnë kondicionerin ndezur dhe derën hapur

Dyqanet me ajër të kondicionuar në të gjithë Francën do të duhet t’i mbajnë dyert e tyre të mbyllura ose rrezikojnë një gjobë prej 750 €. Agnès Pannier-Runacher, ministrja për tranzicionin ekologjik, tha se lënia e dyerve të hapura në vende me ajër të kondicionuar çon në “20% më shumë konsum të energjisë dhe … është absurde”.

Kriza e thellë e energjisë kaplon Australinë, qytetarëve u kërkohet të fikin për 2 orë dritat në mbrëmje

Lexo më shumë

Një dekret që konfirmon vendimin do të dalë në ditët në vijim.

Energjia elektrike franceze është e lirë për shkak të përdorimit të energjisë bërthamore, që prodhon rreth 70% të nevojave të saj, por kriza e gazit rus e ka shtyrë presidentin Emmanuel Macron të kërkojë një program të reduktimit të konsumit të energjisë.

Pikat e shitjes me pakicë, përfshirë supermarketet kryesore, kanë rënë dakord tashmë për një plan sipas të cilit ata do të fikin tabelat ndriçuese sapo dyqani të mbyllet dhe të zvogëlojnë sistematikisht intensitetin e ndriçimit.

Ndërsa qytetarët do të duhet të fikin wifi-n dhe televizorin kur janë larg dhe të fikin dritat në dhomat që nuk i përdorin.

Nga gushti në Greqi do të fiket një në 10 llamba që ndriçojnë rrugët, monumentet historike mbesin pa drita pas orës 3 të mëngjesit

Për të kursyer energji për shkak të krizës, qeveria greke duket se po studion të gjithë skenarët.

Pas propozimit të Komisionit Evropian për një ulje prej 15% të konsumit të gazit natyror në BE, Athina pritet të marrë disa masa për t’i bërë ballë krizës energjitike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Sipas gazetës “Kathimerini”, plani do të zbatohet nga Gushti dhe do të nisë në hapësirat publike, ku ndër të tjera do të fiken një në 10 llamba që ndriçojnë rrugët si dhe dritat e dekorimit në parqet arkeologjike dhe monumente të tjera pas orës 3 të mëngjesit.

Një lëvizje e tillë pritet të reduktojë konsumin me 30%. Në varësi të zhvillimeve, situata do të rishqyrtohet dhe ka mundësi të vendosen edhe masa të tjera.

Ministri i Energjisë, Kostas Skrekas nuk ka përjashtuar edhe mundësinë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Askush nuk mund të përjashtojë asgjë kur ka një luftë pranë nesh,” thotë ai, duke shpjeguar se me krizën energjitike në tregun ndërkombëtar mund të ketë edhe një rritje të çmimeve.

Masat shfaqen edhe në Ballkanin Perëndimor

Nevoja për të kursyer energjinë elektrike është shpërfaqur edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, kjo pasi shumë nga këto vende cilësohen si importuese të energjisë elektrike.

Fillimisht, kryeminstri shqiptar Edi Rama kishte paralajmëruar opinionin shqiptar se janë të mundura kufizime të energjisë elektrike, pasi, siç tha, Shqipëria nuk ka marrë mjaftë rrymë.

Trhulj: Kriza energjetike nuk është një ‘gjendje e jashtzakonshme’, por një realitet i ri

Lexo më shumë

Ai shtoi se Qeveria ka përgaditur plan për kursim të jashtëzakonshëm të energjisë elektrike, ku parashihet edhe kufizimi në rast të nevojës.

Përveç Shqipërisë, shpalljen e masave emergjente në Ballkanin Perëndimor ka paralajmëruar edhe Maqedonia e Veriut. Madje, për shkak të mungesës së rrymës Maqedonia e Veriut planifikon të bëjë shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme 30-ditore në muajin gusht.

E përveç Maqedonisë së Veriut, edhe në Kosovë janë paralajmëruar masat ndaj krizës energjetike.

Qeveria miraton masat e emergjencës në furnizim me energji

Lexo më shumë

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. Masat duhen aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyer nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, Serbia ka vendosur të rrisë çmimin e rrymës për 6.5, si kundërpërgjigjje ndaj krizës energjetike.

Nga 1 shtatori çmimi i rrymës në Serbi rritet për 6.5%

Lexo më shumë