Krimi mjedisor zë vend të konsiderueshëm në raportin e Indeksi Global për Shqipërinë
September 28, 2023

Sipas indeksit global të krimit të organizuar të publikuar së fundmi nga Iniciativa Globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria vijon të ketë elementë të pranishëm të krimit në fusha të rëndësishme jetësore sikurse tregtia, mjedisi, ekonomia e siguria kibernetike.
Sipas raportit Shqipëria është një vend burimi dhe tranzit i lëndës drusore ilegale në Evropë.
“Prerjet e paligjshme janë veçanërisht të përhapura në rrethin verilindor të Elbasanit dhe në qarkun jugor të Vlorës. Një ndalim 10-vjeçar i eksportit u vendos në vitin 2016 dhe frenoi me sukses disa prerje të paligjshme”.
Trafikimi dhe tregtia e paligjshme e kafshëve dhe hspendëve është një formë e zakonshme sipas raportit.
“Megjithëse një ndalim mbarëkombëtar i gjuetisë ka kërkuar të kufizojë gjuetinë pa leje, aktivitete të tilla vazhdojnë të jenë të përhapura për shkak të zbatimit joadekuat të këtij ndalimi. Trafikimi i paligjshëm në internet i lëkurës së gomarit është bërë i përhapur vitet e fundit”.
Nxjerrja e paligjshme e burimeve natyrore vijon të mbetet një problem thekson raporti. Lehtësuar kjo edhe nga korrupsioni në zyrat shtetërore.
“Si një vend prodhues nafte, Shqipëria është shtëpia e një tregu të vogël, por të dukshëm për nxjerrjen e paligjshme të naftës, i cili lehtësohet nga praktikat korruptive nga ana e zyrtarëve shtetërorë”.
Pavarësisht statusit të veçantë të mbrojtur, nxjerrja e paligjshme e gurit dhe mermerit është evidentuar edhe në vargmalin e Tomorrit, thuhet më tej në raport.