KOSTT sqaron kufijtë energjetik të Kosovës dhe rrugët tregtare
January 13, 2025

Për shkak të disa diskutimeve në lidhje me kufijtë energjetik të Kosovës në portale mediatike Operatori i Transmisionit dhe Tregut të energjisë eleketrike në Kosovë, KOSTT, ka dal me sqarimi për mirë-informim të publikut.
‘KOSTT edhe një here informon publikun se kostot e rrugëve tregtare në sistemin energjetik nuk përcaktohen nga KOSTT apo ndonjë operator tjetër transmetues. Detyra kryesore e KOSTT është kalkulimi i Kapaciteteve Neto Transmetuese (NTC – Net Transfer Capacity) dhe dakordimi i tyre me operatorët fqinje. Për kufijtë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, këto kapacitete dërgohen për alokim në SEE CAO, ndërsa për kufirin me Shqipërinë, ato dërgohen në ALPEX .’, thuhet në postimin e KOSTT në Facebook.
Sipas operatorit kjo procedurë siguron transparencë dhe garanton që kapacitetet e linjave të shfrytëzohen nga palët që ofrojnë kushtet më të favorshme. Gjithashtu, kjo mundëson një model të hapur, ku çmimet nuk përcaktohen nga asnjë nga operator por nga vet tregu.
Bursa ALPEX tregton energji me po këto rregulla të cilat aplikohen dhe nga operatorët e tjerë evropian dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë bllokim të kapaciteteve.
Në njoftim KOSTT po ashtu njofton për mosshfrytëzimin e linjave për tregtim me Serbi. Kjo vjen si pasoj e mungesës së marrëveshjes me operatorin EMS. KOSTT ka treguar gatishmëri për të krijuar një marrëveshje tregtimi, mirëpo deri më tani nuk ka gjetur interesin e EMS për lidhjen e një marrëdhënie të tillë.