KOSTT paralajmëron për remontin e planifikuar vjetor të një nënstacioni në Klinë
28 Shtator, 2022

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, ka njoftuar qytetarët për remontin e planifikuar vjetor në nënstacionin 110/10kV në Klinë. Gjatë punimeve, qytetarët nuk do të kenë rrymë.
Remonti është planifikuar të bëhet të Premtën, duke filluar nga ora 11:00 deri në 15:00.
“Gjatë intervalit të lartëcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR 1 në NS 110/10 kV Klina, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 11 MW)”, thuhet në njoftimin e KOSTT.
Sipas KOSTT, punimet e planifikuara vjetore në këtë nënstacion do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
KOSTT ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.