Search

KOSTT ofron bursa për studentet e Fakullteti të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

March 27, 2025


KOSTT ka njoftuar se do të ofroj bursa për studente në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të arsimit të lartë në Kosovë për vitin akademik 2024/2025.

‘Në kuadër të zbatimit të Strategjisë për Barazi Gjinore dhe Diversitet, KOSTT vazhdon angazhimin për promovimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe të barabartë në sektorin energjetik , fushë kjo që tradicionalisht ka qenë e dominuar nga burrat.  Një nga iniciativat kyçe në këtë drejtim është ndarja e bursave për vajza/gra studente në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të tyre akademik dhe profesional në sektorin energjetik.’ thuhet në njoftimin e KOSTT.

Bursa do të jetë 100€ neto për muaj për vitin akademik 2024/2025, gjithsej 12 muaj. Aplikimi është i hapur deri më 8 Prill.

Për më shumë informata ndiqni Link-un.