KOSTT: Nënshkruhet marëveshje me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për kapacitete stabilizuese
December 31, 2024
KOSTT ka nënshkruar marrëveshje për Shërbimet e mFRR për vitin e ardhshëm me Korporatën Elektroenergjetike të Shqipërisë, KESH.
KOSTT k njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për ofrimin e shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR) për vitin 2025. Kjo marrëveshje siguron energjinë e nevojshme për balancimin e sistemit elektroenergjetik.
Gjithashtu, është nënshkruar edhe marrëveshja me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) në Shqipëri për ofrimin e shërbimeve të Rezervave Automatike (aFRR) e cila nga ±25MW do të jetë ±40MW. Sipas KOSTT kjo marrëveshje përfshihet në kuadër të përpjekjeve për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të sistemit. “ Kjo marrëveshje do të kontribuojë në përmirësimin e përgjigjes së sistemit ndaj ndryshimeve të papritura të frekuencës, duke garantuar një funksionim më të qëndrueshëm dhe fleksibil të rrjetit të përbashkët„, thuhet në njoftimin e KOSTT.
Kosova dhe Shqipëria synojnë të krijojnë një sistem energjetik më të sigurt dhe të qëndrueshëm për të dy vendet dhe rajonin. Ky bashkëpunim pasqyron frymën e unitetit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare në sektorin e energjisë dhe për të avancuar të ardhmen energjetike të rajonit.