KOSTT nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit drejt bashkimit në tregun evropian të energjisë
January 22, 2025

Në një njoftim operatori i transimisionit dhe tregut, KOSTT, ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje ne USEA për bashkimin e Kosovës me Tregun Evropian të Energjisë.
KOSTT dhe Shoqata e Energjisë e Shteteve të Bashkuara, USEA, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, duke hapur rrugën për integrimin e tregut të energjisë së Kosovës me Tregun Evropian të Energjisë në Ditën e Parë (SDAC – Single Day-Ahead Coupling). Kjo marrëveshje është pjesë e Programit të Tranzicionit të Drejtë të Energjisë i mbështetur nga USAID, i cili ka për qëllim krijimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm dhe të integruar për Kosovën dhe rajonin.
“Nënshkrimi i këtij Memorandumi shënon një hap të rëndësishëm përpara për KOSTT-in, duke i mundësuar qasjen në trajnime të specializuara, mentorime dhe mbështetje teknike, të cilat do të luajnë një rol kyç në zhvillimin e metodologjive, rregulloreve dhe proceseve të nevojshme për integrimin e plotë me Tregun Evropian të Energjisë. Për më tepër, Shoqata e Energjisë e Shteteve të Bashkuara (USEA) do të ofrojë asistencë strategjike për harmonizimin e strukturave të brendshme dhe fuqizimin e kapaciteteve për përmbushjen e standardeve dhe kërkesave të Ditës së Parë SDAC,” theksoi Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Evetar Zeqiri.
Ky bashkëpunim, i cili do të zgjasë dy vite, ka për synim që KOSTT të arrijë statusin e anëtarit operativ të SDAC deri në fund të vitit 2027. Pritet që ky zhvillim të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së tregut të energjisë elektrike në Kosovë dhe në rajon, duke garantuar një furnizim energjetik të sigurt, të drejtë dhe të qëndrueshëm për qytetarët dhe bizneset në Republikën e Kosovës.