Search

KOSTT nënshkruan kontratën për Nënstacioni e ri 220/35/10(20)kV në Malishevë

December 16, 2025


Operatori i tregut dhe rrjeti të transmisionit, KOSTT, njofton se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e nënstacionit në Malishevë, element i cili do të shtoj kapacitet në këtë pjesë të rrejtit i cili është stërngarkuar për më shumë se një dekadë.

Kjo kontratë është nëshkruar të premten e kaluar më 12 dhjetor dhe parasheh zbatimin e projektit për ndërtimin e nënstacioni të ri 220/35/10(20) kV me Malishevë, me transformator 40 MVA dhe linjë kyçjeje 220 kV.

Projekti financohet nga KOSTT dhe ka një vlerë prej 6,763,766.04€.

Ky investim e lidh për herë të parë Malishevën me rrjetin 220 kV, duke i dhënë komunës kapacitete dukshëm më të larta dhe furnizim më të qëndrueshëm, krahas rrjetit ekzistues 35 kV.

Rrjeti i shpërndarjes së Malishevës dyfishohet në kapacitet – Nënstacioni i KOSTT ende i papërfunduar

Lexo më shumë

“Për qytetarët dhe bizneset kjo nënkupton cilësi më të mirë të furnizimit, siguri më të lartë dhe bazë të fortë për zhvillim ekonomik. Në nivel sistemi, projekti rrit besueshmërinë e furnizimit, ul varësinë nga linjat e tensionit të mesëm, redukton humbjet dhe forcon sigurinë operacionale, duke kontribuar edhe në përmbushjen e kriterit N-1. Po ashtu, krijon kushte më të mira për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, në përputhje me objektivat afatgjata të sektorit energjetik.” thuhet në njoftimin e KOSTT.

Sipas operatorit afati i planifikuar i realizimit të projekteti nga nisja e punimeve është rreth 13 muaj.