Search

KOSTT në diskutime me operatorin e rrjetit të Maqedonisë për rritjen e bahskëpunimit dhe linjë 400kV Prizren-Tetovë

May 30, 2025


KOSTT dhe MEPSO diskutojnë rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar në sektorin e energjisë.

Kryeshefi Ekzekutiv në detyrë i operatorit të rrjetit të transmisionit dhe tregut, Shaban Neziri, ëhtë takuar me kompaninë homologe e Maqedonisë së Veriut– MEPSO, të kryesuar nga Drejtori Gjeneral, z. Burim Latifi.

Në qendër të diskutimeve ishte projekti strategjik për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Prizren – Tetovë, i cili synon të krijojë një lidhje të ndërmjet dy sistemeve energjetike kombëtare. Kjo linjë është pjesë e planeve afatgjata për zhvillimin e rrjetit, të harmonizuara gjithashtu me udhëzimet e ENTSO-E.

Sipas KOSTT ky projekt do të sjellë përfitime të shumëfishta, duke përfshirë: rritjen e kapaciteteve të ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve, përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji, krijimin e mundësive për tregti më efikase të energjisë në rajon, si dhe mbështetjen e integrimit të burimeve të ripërtëritshme, në kuadër të tranzicionit të gjelbër dhe objektivave afatgjata për energjinë e qëndrueshme.