KOSTT merr mbështetje financiare nga qeveria për të blerë kapacitet rezervë
December 03, 2024
Qeveria mbështet KOSTT-in për përmbushjen e obligimeve ndaj OST të Shqipërisë dhe KESH-it për sigurimin e reserves sekondare.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë subvencionim në vlerë prej 6,624,701 € për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, me qëllim të mbulilmit të obligimeve ndaj Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë, OST dhe KESH.
‘Subvencioni i ndarë për KOSTT-in mundëson sigurimin e rezervës sekondare nga Shqipëria, dhe rritjes së kapacitetit të saj nga 25MW në 40MW, në përputhje me rregullat dhe marrëveshjen e ENTSO-E-së, e cila është ripërtërirë në shtator të vitit 2024’ thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.
Rezerva sekondare kontribuon në rritjen e sigurisë së furnizimit veçanërisht në muajt e ftohtë kur kërkesa për energji elektrike rritet. Poashtu thellëson bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë për shkëmbim të energjisë.