Search

KOSTT: Kujdes në ndërtimin e ndërtesave afër stabilimeteve energjetike

April 08, 2025


Operatori i rrjetit të transmisionit dhe tregut i është adresuar publikut me thirrje për ndërgjegjësim ndaj ndërtimit të objekeve afër stabilimenteve energjetike.

KOSTT ka shprehur shqetësimin lidhur me shfaqjen e rasteve të ndërtimit të paligjshëm në afërsi të stabilimenteve të tensionit të lartë, që po përsëriten kohëve të fundit në vendin tonë. Këto veprime të papërgjegjshme përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë e qytetarëve dhe cenojnë ndjeshëm stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.

“Gjatë inspektimeve në terren në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ekipet tona kanë evidentuar ndërtime të paligjshme pranë dhe nën trasetë e linjave të tensionit të lartë. Këto ndërtime të natyrave të ndryshme, përbëjnë shkelje të zonës së sigurisë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke cenuar funksionimin e rregullt të sistemit elektroenergjetik. “ është shprehur një një njoftim publik operarori KOSTT.

Një rast i tillë është konstatuar edhe në Komunën e Drenasit, në një parcelë, ndërmjet shtyllave të linjës 220kV, e cila lidh nënstacionet dhe stabilimetet në Drenas.

Në këtë lokacion është duke u ndërtuar një objekt ndërtimor me pronar të panjohur, i cili ka cenuar rëndë zonën e sigurisë së linjës, duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike për qytetin e Drenasit dhe më gjerë.

Linjat dhe stabilimentet energjetike kanë fusha magnetike të cilat ndikojnë vazhdimisht në objektet përreth tyre. Në distanca më të mëdha këto efekte janë të neglizhueshme dhe jo të dëmshme, mirëpo në afërsi ato kanë dhe ndikime shëndetësore.

Gjithashtu stabilimentet mund të prishen dhe të shkaktojnë zjarre apo dëme të tjera, të cilat rrezikojnë njerëzit në afërsi si dhe sigurinë e rrjetit në përgjithësi. Në anën tjetër, ndërtimi i ndërtesa në afërsi me stabilimente vështirëson qasjen e KOSTT për të rregulluar me kohë problemet.

KOSTT ka rregullore rreth zonave të sigurisë në afërsi të linjave dhe stabiliementeve energjetike, të cilat duhet të respektohen dhe të ndiqen çara dhe gjatë ndërtimit të objekteve.

“KOSTT apelon për ndërgjegjësim të shtuar nga ana e qytetarëve dhe institucioneve përgjegjëse në drejtim të ndalimit dhe parandalimit të ndërtimeve të paautorizuara në zonat e mbrojtura pranë infrastrukturës energjetike. Ndërtimet duhet të respektojnë dhe të përshtaten me ekzistencën e linjave të transmetimit, dhe jo të zhvillohen në kundërshtim me to. Çdo shkelje e zonës së sigurisë do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe do të referohet tek organet kompetente të drejtësisë. “, thuhet nga operatori.