Search

KOSTT: Kompania e nohurt EFT nuk furnizon energji në Kosovë

December 01, 2025


Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike, KOSTT, përmes një njoftimi për media thotë se demanton deklarimet dhe raportimet se EFT LLC do të realizonte furnizimin me energji në Kosovë gjatë datës 28 nëntor 2025.

Në reagim thuhet se, bazuar në të dhënat zyrtare të Operatorit të Tregut, KOSTT siguron qytetarët dhe opinionin publik se EFT LLC nuk ka rezervuar në SEE CAO kapacitete ndërkufitare për furnizimin e konsumit të brendshëm në Kosovë, por me qëllim transiti të energjisë elektrike.

EFT, është një kompani që merret me funizimin me energji elektrike në Evropën Juglindore, e cila ka seli në Athinë, Bukuresht, Bupaset, Lubljanë, Shkup, Sofje, si dhe në Tiranë dhe Serbi.

“Palët tregtare rezervojnë kapacitetet ndërkufitare në SEE CAO për import dhe eksport ndërkufitar të energjisë elektrike. Të hyrat nga shfrytëzimi i këtyre kapaciteteve ndahet ndërmjet OST-ve përkatëse sipas metodologjisë së SEE CAO. Theksojmë që KOSTT është themeluese dhe aksionar në SEE CAO së bashku me shtatë (7) OST-të e rajonit të Evropës Juglindore (Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Shqipëri, Greqi, Turqi dhe Maqedoni e Veriut)”, vijon njoftimi.

Ndër tjera, në reagim thuhet se SEE CAO është përgjegjëse për alokimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike në dhjetë kufij të zonave të ofertimit në Evropën Juglindore.

“Alokimi kryhet përmes ankandeve eksplicite të bazuara në Net Transfer Capacity (NTC) në përputhje me kërkesat e Rregullores (KE) 714/2009 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi kushtet për hyrje në rrjet për shkëmbimin ndërkufitar të energjisë elektrike dhe Traktatit të Komunitetit të Energjisë”.

/Telegrafi