Kosovë, Mars 2024: Rritet prodhimi nga burimet solare dhe të erës për 25%, rriten edhe importet dhe eksportet
May 28, 2024
Në muajin mars të këtij viti, është rritur prodhimi i energjisë elektrike në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin Mars 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
“Më shumë Energji elektrike e prodhuar në Mars 2024 sesa në Mars 2023 nga te gjitha burimet i energjisë elektrike. Gjatë muajit Mars të vitit 2024 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 649.5 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 448.58 GWh apo 4.25 % më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas kësaj Agjencie, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.26 për qind. Ndërsa, prodhimi i thëngjillit ishte rreth 729 mijë ton, 58.03% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.