Search

Kosova vlerësohet me agroindustrinë më të zhvilluar në rajon – Lë pas Shqipërinë dhe Sebinë

May 16, 2025


Sipas një studimi të ri Kosova renditet e para në rajon sa i përket zhvillimit të agroindustrisë, një sektor që e shumëfishon vlerën e produkteve bujqësore.

Një analizë krahasuese e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e publikuar kohët e fundit tregoi se kapaciteti i prodhimit të agroindustrisë për banor në Kosovë prodhimi agroushqimor ishte 387 $ në vitin 2022, niveli më i lartë në Rajon, në Serbi ishte 278 dollarë  për frymë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 177 dollarë për kokë banori, Bosnja me 158$, Mali i Zi me 129$ dhe Shqipëria vetëm me 76$.

Shqipëria ka peshën më të ulët të eksporteve agroushqimore. Serbia është e vetmja ekonomi që kryeson rajonin në këtë fushë si në prodhim dhe eksporte, duke rritur ndjeshëm pozicionin e saj në tregjet globale agro-ushqimore, në anën tjetër Shqipëria ka pjesën më të ulët të eksportit në botë. Shqipëria gjithashtu bazohet në një gamë të ngushtë produktesh në eksport.

/MONITOR.AL