Kosova vendi me më së paku zjarre në pyje në Ballkanin Perëndimor – A po tregohemi të kujdeshëm apo i kemi humbur pyjet?
January 20, 2025

Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje ka publikuar të dhënat për dëmet e shkaktuara nga zjarret në pyje në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2024. Kosova ka numrin më të vogël të zjarreve në vit, me 94 raste.
Gjatë këtyre zjarreve është raportuar se në vend janë humbur 12,079 hektarë pyje.
Kurse, sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) ndër vendet në rajon, Maqedonia e Veriut pësoi dëmin më të madh nga zjarret në pyje vitin e kaluar, transmeton Telegrafi. Sipas sistemit EFIS, në vitin 2024, në Maqedoninë e Veriut vend u dogjën 95,181 hektarë nga 131 zjarre që u regjistruan gjatë gjithë vitit.
Në Shqipëri janë regjistruar 168 zjarre, duke djegur 46,534 hektarë dhe në Bosnjë e Hercegovinë janë djegur 43,571 hektarë në 178 zjarre.
Të dhënat e EFIS-it tregojnë se në Serbi janë djegur 38,954 hektarë nga 226 zjarre, në Mal të Zi 23,054 hektarë nga 135 zjarre, ndërsa në Kosovë janë regjistruar 94 zjarre në të cilat janë djegur 12,079 hektarë pyje dhe shkurre.
Sipas opinionit publik, edhe pse është lajm i mirë që kemi një numër më të vogël të rasteve të djegies së pyjeve. Analizë me e thellë duhet bërë në arsyen e pse kemi më pak zjarre.

Çdo vit vazhdon të shpyllëzohet Kosova
Është një gjasë shumë e madhe se humbja e vazhdimshme e shumë hektarëve të pyjeve të reflektohet në uljen e numri të zjarreve.
/Telegrafi