Kosova po ndërton një të ardhme më të qëndrueshme: FMN thekson përparimet në sektorin e energjisë, ekonomisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm
May 28, 2025

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar për vlerësimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, rreth energjisë, qëndrushmërisë dhe resiliencës.
“Kosova ka arritur një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe qëndrueshmërisë, duke përmbyllur me sukses rishikimin e katërt nën Marrëveshjen Stand-By dhe Marrëveshjen për Qëndrueshmëri dhe Resiliencë (RSF) të mbështetura nga Fondit Monetar Ndërkombëtar.” thuhet në njoftimin e ministrisë
FMN përmesë këtyre rishikimeve ka analizuar dhe theksuar përparimet e bëra në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme, rritjen ekonomike dhe uljen e inflacionit, duke e pozicionuar Kosovën në një drejtim pozitiv për të ardhmen.
Një ndër përparimet e theksuara është potencuar rritja dhe avancimi në sektorin e Energjinë Elektrike ku Kosova ka bërë hapa të dukshëm drejt një sistemi energjetik më të qëndrueshëm, me prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe duke diversifikuar burimet e energjisë, përcjellë Kosovo Energy.
Avacnimin, Kosova e ka bërë në realizimin e objektivave strategjikë, përfshirë rritjen e energjisë së ripërtëritshme, përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë. Disa nga të arriturat në sektorinë e energjisë janë:
- Fillimin e ankandit për ndërtimin e parkut të erës i cili rritë kapacitetet vendore të BRE-ve
- Ligjin e ri për promovimin e burimeve të ripërtërishme që lehtëson investimet private në sektorin e energjisë
- Përkrahjen e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me 86 milionë euro, përmesë këtyre fondeve po renovohen 400 ndërtesa publike
- Funksionalizimin e tregut të përbashkët të energjisë me Shqipërinë ALPEX, që forcon integrimin energjetik rajonal s
- Parapërgatitjen për mekanizmin evropian për karbonin CBAM, kjo mundëson përafrim me politikat e Bashkimit Evropian
Raportin e plotë të FMN-së mund ta gjeni duke ndjeku Link-un.