Kosova pjesëmarrëse në takimin e Bordit Drejtues të Agjencisë së Mjedisit të Evropës
March 25, 2021

Për herë të parë në historinë e pjesëmarrjes në programin e punës së Agjencisë së Mjedisit të Evropës që nga viti 2010, Kosova merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit përmes Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në takimet e Bordit Menaxhues të AME.
Bordi Drejtues i Agjencisë Evropiane të Mjedisit është organi kryesorë vendimmarrës i këtij institucioni. Vendimet e Bordit Drejtues përfshijnë: miratimin e programeve vjetore dhe shumëvjeçare të punës, raportet vjetore dhe dokumente të tjera strategjike, miratimin e buxhetit të Agjencisë, emërimin e Drejtorit Ekzekutiv, zgjedhjen e Kryetarit të Bordit dhe Zëvendës Kryesuesve dhe caktimin e anëtarëve të Komitetit Shkencor.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim përmes Pikës Nacional për Bashkëpunim, është pjesë e marrëveshjes në mes të Agjencisë së Mjedisit të Evropës dhe Agjencive të Mjedisit të vendeve të Ballkanit, për pjesëmarrje me rotacion në takimet e Bordit Drejtues të AME.
Pjesëmarrja e Kosovës në takimin e 91 të Bordit Menaxhues të AME, ka koinciduar po ashtu edhe me zyrtarizimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Agjencisë së Mjedisit të Evropës dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.