Search

Konsumi i energjisë vazhdon të rritet dhe në këtë muaj – Po importohen mbi 500MW në orë

February 24, 2025


Furnizuesi i përgjithshëm i energjisë Kesco ka njoftuar se si javën e kaluar me uljen e temperaturave konsumi i energjisë elektrike në vend ka arritur përsëri 1500MW, duke ngarkuar rrjetin dhe duke rritur nevojën për import.

“Konsumi i energjisë elektrike është rritur shumë ditëve të fundit, duke kulmuar natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes, kur theu rekord pasi arriti deri afro 1500 MW. Ky konsum i jashtëzakonshëm për rrethanat e Kosovës është si pasojë e ngrohjes masive me energji elektrike.” ka njoftuar Kesco.

Edhe pse aktualisht prodhimit vendor është duke operuar me kapacitetet maksimale, prapë për ta mbuluar komplet konsumin nevojiten të importohen mbi 500 megavatë në orë gjatë pikut të konsumit.

Sipas Kesco, deri me datën 20shkurt janë importuar rreth 21.5 milionë euro energji elektrike. Gjatë sezonit të dimirit, pra gjatë muajve dhjetor, janar dhe pjesës së deritashme të shkurtit janë importuar një total prej afro 110 milionë euro.

Në këto rrethana, KEDS dhe KESCO kërkojnë nga konsumatorët që kursimin maksimal të energjisë elektrike ka kenë si prioritet. Përdorimi i formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi, ndihmon jashtëzakonisht shumë, duke bërë që të ketë nevojë më pak për import dhe, rrjedhimisht, të ulen kostot.