Search

Komuniteti i Energjisë: Serbia po pengon tregtinë e energjisë elektrike me Kosovën

08 Shtator, 2022


Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka filluar procedura ndaj Serbisë, për shkak se ka penguar tregtinë e energjisë elektrike me Kosovën.

Që nga dhjetori 2020, KOSTT, apo operatori i sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë, operon me zonë të veçantë brenda sistemit të Evropës kontinentale. Por, operimi i KOSTT si një zonë e veçantë është penguar nga Serbia, raporton Kosovo.Energy.

Sekretariati ka thënë se Serbia po pengon operimin e dy linjave interkonektive, respektivisht, linjës ndërmjet Nishit dhe Kosovës B si dhe Krushevcit dhe Podujevës.

Më 21 korrik 2022, Sekretariati ka filluar procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjes ndaj Serbisë, pasi e njejta ka dështuar të veprojë sipas Direktivës së Komisionit Evropian për Energji Elektrike 2009/72/EC si dhe asaj 714/2009, raporton Kosovo.Energy.

Procedurat janë filluar ndaj EMS, pasi ky institucion nuk ka bashkëpunuar me KOSTT-in për të koordinuar alokimin e kapaciteteve ndër-kufitare, si dhe pasi nuk ka lejuar operimin për pjesëmarrësit në treg.

Ndërsa, procedura ka filluar edhe ndaj zyrës së rregullatorit në Serbi, AERS, pasi e njejta nuk është siguruar se operatori i transmisionit në Serbi (EMS) po respekton këto rregulla.

/Kosovo.Energy