Search

Komuna e Prishtinës ndan 300 mijë euro për furnizim të shkollave me gjeneratorë

22 Shtator, 2022


Komuna e Prishtinës planifikon të ndajë 300 mijë euro për furnizim dhe montim të gjeneratorëve në institucione edukativo-arsimore dhe nevoja të komunës.

Kriter për dhënie të kësaj kontrate është operatori ekonomik që ofron çmim më të ulët për këtë shërbim.

Komuna planifikon të furnizohet me 19 gjeneratorë me peshë 680kg, gjatësi 2,200mm dhe lartësi 1,600mm, 11 gjeneratorë me peshë 1,335 kg me kapacitet maksimal të rezervuarit deri në 240 litër, 4 gjeneratorë me gjatësi 2,494 mm dhe kapacitet makismal të rezervuarit deri në 200 litër si dhe 2 gjeneratorë me gjatësi 4,200 mm.

Sipas detajeve në dosjen e tenderit komuna planifikon të blejë po ashtu: 40 copë Bateri-akumulator 100 ampera dhe 20 copë bateri-akumulator 200 ampera.

Lexo artikullin e plotë duke klikuar këtu.