Search

Kompania më e madhe e paneleve solare në botë i bashkëngjitet tregut të hidrogjenit

07 Prill, 2021


Kompania Kineze Longi Green Energy Technology Co., kompania më e madhe solare në botë, ka bërë të ditur se është duke hyrë në tregun e hidrogjenit, ka raportuar publikimi i industrisë Solarzoom.

Kompania që përpunon vaferë silikoni, qeliza dhe panele, është kompania më e madhe në botë nga pjesmarrje në treg me rreth 52 miliardë dollar.

Vaferët e silikonit janë një fetë e hollë gjysmëpërçuese, siç është një silic kristalor që përdoret për fabrikimin e qarqeve të integruara dhe, në fotovoltaikë, për prodhimin e qelizave diellore.

Sipas Solarzoom, kompania e re që pritet të penetroj në tregun e hidrogjenit, Longi Hydrogen Technology, ishte regjistruar më 31 Mars në Kinë.

Zbulimi i mundësisë për uljen e kostove të prodhimit të hidrogjenit të pastër, ndër shtytësit kryesor të kërkimeve nga kompanitë energjetike botërore

Mundësia që paraqitet për të prodhuar atë nga elektrolizimi i ujit fuqizuar nga burimet e ripërtërishme të energjisë, dhe më pastaj i magazinuar, transportuar dhe përdorur në gjithçka nga automjetet elektrike deri tek prodhimi i çelikut, ka bërë që trendi i orientimit të kompanive energjetike drejt hidrogjenit si një burim potencial pa karbon të rritet.

Mirëpo, shumica e hidrogjenit të përdorur aktualisht prodhohet nga përdorimi i karburanteve fosile, një formë më pak e shtrenjtë e prodhimit se sa elektroliza mirëpo që lë mbrapa edhe gjurmën e saj të karbonit.

Gjetja e mundësive të ngritjes së ritmit të prodhimit duke ulur kostot e prodhimit të hidrogjenit të pastër është njga mundësit më të mira që ka bota në përpjekjet për të evituar impaktet më të dëmshme të ndryshimit klimatik.

Ndryshe, në një intervist vitin që shkoj, Li tha që një kombinim i energjisë solare dhe ruajtjes së energjisë mund të ishte forma më e lirë e energjisë në shumicën e vendeve në botë deri në fund të dekadës.

Poashtu, ai theksoj që kompania planifikon po këtë në terma afatgjatë.

“Ne nuk shohim vetëm për sot, po edhe për 3,5,8 apo edhe 10 vite më vonë”, tha ai, duke shtuar se “Pasi të gjejmë orientimin, ne nuk kursejmë para kur është fjala për kërkim dhe zhvillim”.

 

RWE: Hidrogjeni është zgjidhja e vetme për dekarbonizimin e disa industrive

Lexo më shumë