Kompania izraelite do të funizoj Egjiptin me gaz natyror për 15 vitet e ardhshme
August 11, 2025

“Fusha e gazit natyror” Leviathan e Izraelit ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë deri në 35 miliardë dollarë për të furnizuar me gaz Egjiptin.
Kjo, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është marrëveshja më e madhe e eksportit në historinë e Izraelit, tha të enjten NewMed, një nga partnerët në këtë fushë.
Leviathan, pranë bregdetit mesdhetar të Izraelit me rezerva prej rreth 600 miliardë metrash kub, do të shesë rreth 130 miliardë metra kub gaz në Egjipt deri në vitin 2040 ose derisa të përmbushen të gjitha sasitë e kontratës.
Rezervuari Leviathan filloi të furnizonte Egjiptin menjëherë pas fillimit të prodhimit në vitin 2020.
Këto pale kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare në vitin 2019 për 60 miliardë metra kub, e cila pritet “të furnizohet plotësisht” deri në fillim të viteve 2030.
Leviathan ka furnizuar tashmë 23.5 miliardë metra kub gaz në Egjipt që nga viti 2020, ka njoftuar NewMed.
/Telegrafi