Search

Kina po ndërton digën më të madhe në lum të shenjtë Tibetian

February 10, 2021


Diga në Yarlung Tsangpo është pjesë e përpjekejeve të Kinës për të mundësuar neutralitetin ndaj karbonit, por ekspertët paralajmërojnë mbi ndikimet e mundshme që ajo mund të ketë në lumin që konsiderohet i shenjtë.

Rrëzë Himalajeve, ku Yarlungët e lashtë themeluar atë që quhej Perandoria e parë Tibetiane, Kina ka planifikuar të bëjë ndërtimin e digës më të madhe për hidro-energji.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Kina kishte shpërfqur planet për ndërtimin e digës për të mundësuar ndërtimin e një hidrocentrali me kapacitet prej 60 gigavatësh në lumin Yarlung Tsangpo në Rajonin Autonom të Tibetit (TAR).

Me qëllim të arritjes së neutralitetit ndaj karbonit deri në vitin 2060, Pekini ka dyfishuar përpjekjet për projekte të hidro-energjisë në Tibet, edhe pse këto diga janë kritikuar shumë nga ambientalistët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Tibet.

Lumi Yarlung Tsangpo është i një rëndësie të jashtakonshme kulturore pasi përfaqëson trupin e perëndeshës Dorje Phagmo, një nga mishërimet më të mëdha në kulturën tibetiane.

Sipas Global Times, diga do të ndërtohet në qarkun Medog dhe do të ndikojë në zhvendosjen e rreth 14,000 banorëve.