Search

Kina përfundon impiantin më të madh diellor në botë

13 Qershor, 2024


China Power Corporation (PowerChina) ka lidhur me rrjetin impiantin diellor më të madh në botë me një kapacitet prej 3.5 gigavat (GW), i vendosur pranë qytetit Urumqi në Rajonin Autonom të Xinjiang.

Projekti i ri diellor mbulon një sipërfaqe prej 809 kilometrash katrorë dhe, sipas planit, do të prodhojë 6,09 teravat-orë energji elektrike në vit dhe do të furnizojë rreth tre milionë familje në Kinë.

Përveç kësaj, Kina njoftoi fillimin e ndërtimit të një projekti diellor 4.6 GW, i vendosur gjithashtu në Xinjiang.

Ndërtimi do të zgjasë 24 muaj dhe do të zhvillohet në dy faza dhe pritet që ky termocentral diellor të prodhojë përfundimisht 6.67 terewat-orë (TWh) energji elektrike në vit.

Kapaciteti i energjisë diellore në Kinë u hodh 55 për qind në vitin 2023 për të tejkaluar 609 GW, ndërsa kapaciteti i instaluar i energjisë së erës u rrit me gati 21 për qind për të tejkaluar 441 GW.
Qeveria kineze është zotuar të ndërtojë 1200 gigavat kapacitet të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030.

/abcnews.al