Search

Këshilltari i Kryeministrit thotë se ‘ContourGlobal’ është tërhequr nga detyrimet dhe angazhimet e tyre

November 18, 2020


Instituti INDEP ka organizuar diskutim në lidhje me Marrëveshjen e Gjelbër për Ballkanin si dhe Planin Kombëtar të Kosovës për Energjinë dhe Klimën.

Gjatë diskutimit, Fisnik Osmani, këshilltar i Kryeministrit në fushën e energjisë, tha se ContourGlobal, kompania e kontraktuar për projektin e termocentralit të ri është tërhequr nga obligimet për ndërtimin e termocentralit.

“Për çështjen e Termocentralit i cili ka qenë në projeksion të ndërtohet përmes kontratës me ContourGlobal, unë vetëm mund të konfirmoj që “ContourGlobal” është tërhek prej obligimeve apo zotimeve që i ka marrë për me e ndërtu një termocentral të tillë, për shkak që nuk ka arrit me i përmbushë obligimet financiare në raport me projektin”, tha Fisnik Osmani.

Këto komente Osmani i bëri pasi pjesëtarë të shoqërisë civile shfaqën shqetësimet e tyre për mundësinë e rikthimit të projektit, pas publikimit të lajmit se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka rekomanduar për kontratë prej 80 mijë eurosh për këshilltar ligjor të projektit të termocentralit të ri.

‘Tjetër, çka mund të konfirmojë është që Qeveria e Kosovës, Kryeministri dhe Ministria e linjës përmes mekanizmave ligjor është duke e trajtuar komplet si proces në mënyrë që të përmbyllet edhe të përfundojë si projekt ose si logjik në të cilën kemi hyrë në këto obligime. Pra, përfundimisht Contour-i është tërhjekë prej procesit të implementimit të kontratës në të cilën ka hy, dhe natyrisht ne jemi në rrugë ose në hapa të cilët i takojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës që të shkoj tutje me të gjitha hapat dhe të gjitha proceset të cilat duhet me i ndërmarr’, shtoi Osmani.

 

Ish Ministrja Hajdari: Pushteti po rikthen në tryezë 'aferën ContourGlobal'

Lexo më shumë