KESH blen 10 milion euro rrymë për 5 ditë
22 Shtator, 2022

KESH ka blerë energji elektrike me vlerë 10 milion euro për 5 ditë. Energjia është blerë për datat 21-25 shtator.
Vetëm për shtatorin, KESH ka shpenzuar 44 milion euro në importe të energjisë elektrike, ndërsa që prej fillimit të vitit, fatura e importeve ka arritur në 295 milion euro.
Ndryshe, reshjet e fundjavës rritën me 2 metra nivelin e ujit në Fierzë duke dhënë garanci për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Në shifra rezerva hidrike u rrit me 43 gigavat.

Shiu i fundjavës në Shqipëri e ka vlerën 20 milionë euro
Me çmimet e sotme të tregut kjo prurje energjetike kushton rreth 20 milion euro, të cilën Shqipëria mund ta shesë apo ta përdorë për nevojat e brendshme.
Në çmimet e bursës, një megavat kushton sot 385 euro, ndërsa kërkohet që popullata të kursejë aty ku është e mundur energji.