Search

KESCO realizon marrëveshja me kompanitë kryesore të BRE-ve në Kosovë

February 05, 2026


KESCO Premium, dega e KESCO, që ofron furnizimin me energji në tregun e hapur, ka lidhur marrëveshje mirëkuptimi me kompani të specializuara në instalime solare, me qëllim që t’u lehtësohet bizneseve qasjen në zgjidhje për vetkonsum të energjisë elektrike.

“Ky angazhim reflekton përkushtimin tonë për t’i parë partnerët tanë jo thjesht si konsumatorë, por si partnerë afatgjatë, të cilëve u qëndrojmë pranë në optimizimin e kostove dhe në menaxhimin më të qëndrueshëm të energjisë.„ thuhet në njoftimin e KESCO.

Përmes kësaj iniciative, KESCO ka thënë se po kontribuon drejtpërdrejt në tranzicionin drejt energjisë së gjelbër, duke ndihmuar bizneset të prodhojnë një pjesë të energjisë së tyre dhe të reduktojnë ndikimin mjedisor.

Së bashku po kontribuojmë në uljen e kostove të energjisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër, më efikase dhe më të qëndrueshme për bizneset në tregun e hapur, thuhet në njoftimin e Furnizuesit.