Search

KESCO lëshon fatura pa zarfe – Dënohet me 25 mijë euro

April 23, 2025


Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, është dënuar me gjobë prej 25 mijë eurosh nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi.

Në vendimin e publikuar thuhet se gjoba erdhi si shkak i ekspozimit të të dhënave personale të konsumatorëve për shkak se faturat lihen në hapsira të hapura pa zarfe.

Nushi thotë se u njoftua nga AIP se KESCO u dënua për 25 mijë euro për shkak se sillte faturat pa zarfa.

/Telegrafi