Search

Kesco jep këshilla rreth kursimit të energjisë

January 09, 2026


Në momentin që shpenzimi kalon 800 kWh, çdo kWh shtesë ka ndikim më të madh në faturë. Në këtë nivel, kursimi nuk vjen më nga detajet e vogla, por kryesisht nga menaxhimi i ngrohjes.

Furnizuesi universal, Kesco, këshillon të i ndiqni këto hapa:

  • Ngrohja stabile me termostat: 20–21°C ditën, 18–19°C natën
  • Ngrohni vetëm zonat ku qëndroni (mbyllni dyert, përdorni perde të trasha natën)
  • Mos e mbani ngrohjen “ON” pa ndërprerje, sidomos kur s’jeni në shtëpi
  • Pajisjet fleksibile (bojler, lavatriçe, enëlarëse) përdorini jashtë orëve të pikut, kur të jetë e mundur

“Tarifa e lirë ndihmon, por nëse ngrohja punon shumë orë, kWh rriten dhe fatura përsëri rritet.”  janë shprehur nga KESCO në njoftimin e tyre.

Kurse kur shpenzimi është nën 800 kWh, fatura zakonisht kontrollohet me zakone të vogla, jo me “masa drastike”.

Gjatë këtij rangu të shpenzimit këshillohen të ndiqni këto hapa:

  • Bojleri të ndizet gjatë natës
  • Lavatriçe/Enëlarëse vetëm kur janë plot dhe me programe “ECO”
  • Fikni standby dhe karikuesit kur s’përdoren
  • Përdorni ndriçim LED dhe fikni dritat në dhoma që s’përdoren

Këshillë: Edhe kur kursimi duket i vogël, ai reflektohet në faturë.