Search

Keqpërdormi i energjisë, mbetet një dukuri e shpesht në vend – KEDS raporton për raste të tilla

September 18, 2025


Operatori i rrjetit të shpërndarjes, KEDS, vazhdimisht ka humbje të mëdha të energjisë në rrjet, humbje të cilat nuk vinë gjithmonë për arsye teknike.

Pronari i një pompe të njohur benzine, në njërën nga filialet e saj përgjatë magjistrales Prishtinë–Ferizaj , është kapur duke keqpërdorur energjinë elektrike.

“Pas dyshimeve paraprake se aty po vidhej rryma, nuk u desh shumë mund që ekipet e kontrollit të KEDS-it ta zënë atë të ketë lidhur në të zezën pajisje që shpenzojnë shumë rrymë.”

Si pasoj e këtij keqpërdorimi, kompenzimi përfundimtar ndaj KEDS arrinë 27,646.79 €. Po ashtu dhe përballje e detyrueshme me gjykatën përkatëse.

KEDS ka njoftuar se ka rritur intensitetin e kontrolleve për keqpërdorim të energjisë elektrike gjithandej në Kosovë.