Keqpërdorimi i energjisë mbetet dukuri e shpesh- KEDS ndëshkon picerinë një Lipjan me 14 mijë euro
November 14, 2025

Një piceri në Lipjan është kapur duke keqpërdorur energjinë elektrike dhe tash duhet të paguajë 14 mijë euro si rikthim të humbjeve.
Operatori i rrjetit të shpërndarje, KEDS, njofton se sipas ligjit, për konsumatorët komercial rikthimi i humbjeve bëhet në bazë të faturës vjetore.
Por ky nuk është vetëm dënim financiar është edhe vepër penale që, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet deri në tre vjet burg.
“Energjia elektrike është pasuri publike dhe vjedhja e saj dëmton gjithë sistemin. Mos e rreziko biznesin, lirinë dhe reputacionin për një përfitim të paligjshëm. Paguaje rrymën, respekto ligjin dhe ndihmo në mbrojtjen e sistemit energjetik të vendit. Rryma t’kushton më lirë” janë shprehur nga KEDS.