Search

Keqllogaritje e energjisë së konsumuar: LDK akuzon se njehsorët elektrik nuk masin në kohë reale

March 30, 2026


Lidhja Demokratike të Kosovës ka realizuar një hulumtimi për energjinë elektrike në Prishtinë dhe Ferizaj ku është rezultuar se 87% e njehsorëve elektrik nuk përkojnë me kohën reale dhe me të shtrenjtën.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku për këtë çështje ka theksuar se njehsorët po llogarisin kohën gabimisht.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se qytetarët po paguajnë më shtrenjtë jo sepse konsumojnë më shumë, por sepse sistemi i matjes po keqllogaritë.

Ai thotë se nga verifikimi i 884 njehsorëve që aktivistët e tyre kanë bërë, 87% rezultojnë të llogarisin kohën gabimisht.

Kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi. Ajo që u prezantua dje në konferencë nga Departamenti ynë për Energji, përmes anëtarit tonë Visar Azemi, është alarmante. Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë jo sepse konsumojnë më shumë, por sepse sistemi i matjes po keqllogaritë.

Ai tutje thekson se LDK i fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët e tyre. Ne zotohemi se këtë çështje do ta ndjekim në të gjitha nivelet institucionale, deri në vendosjen e drejtësisë për çdo qytetar.

“LDK kërkon hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të gjendjes reale”, tha Abdixhiku.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga KEDS

Operatori i rrejtit të shpërndarjes, që menaxhon njehsorët, KEDS, thekson se matësit e energjisë elektrike janë të besueshëm dhe të sinkronizuar sipas standardeve zyrtare.

“Të gjithë matësit e energjisë elektrike (njehsorët) kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare në momentin e instalimit të tyre, duke siguruar funksionim me saktësi maksimale.

Sistemet e matjes janë të dizajnuara në mënyrë që çdo konsumator të përfitojë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë nga aplikimi i tarifave, përfshirë tarifat e ulëta, sipas përcaktimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Sinkronizimi i orës në njehsorë është realizuar me një nivel të lartë precizioni, duke garantuar që të gjithë konsumatorët kalojnë në tarifën e ulët në të njëjtën kohë në përputhje të plotë me rregullat dhe standardet në fuqi”, thuhet në reagim.

Mirëpo, gjithsesi Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dorëzuar siç thanë dëshmi në zyrën e KEDS për njësorët elektrikë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi tha se kanë sjell dëshmi të mjaftueshme se qysh “KEDS po manipulon dhe vjedh qytetarët” duke mashtruar me kohën në njehsorët elektrikë.

“Qytetarët nuk po faturohen në bazë të periudhës së faturave me tarifa të shtrenjta dhe atë të lirë”, tha ai, raporton kp.

Azemi kërkoi përgjegjësi institucionale nga qeveria Kurti, siç tha për këtë mashtrim.

/Telegrafi