Search

KEK: Tenderi për rihabilitimin e Kosovës A ka tërhequr kompani vendore dhe ndërkombtare

July 21, 2025


Pesë kompani/konzorciume të përbëra nga kompani ndërkombëtare dhe vendore kanë dorëzuar ofertat e tyre në fazën e parakualifikimit për projektin e rehabilitimit dhe modernizimit të Njësisë A3.

KEK ka bërë hapjen e ofertave zyrtare të aplikimeve të Operatorëve Ekonomikë në fazën parakualifikuese, për projektin “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në TC Kosova A”.

Ky është një nga investimet më të mëdha në sektorin energjetik të pasluftës, dhe është zhvilluar për herë të parë përmes një procesi plotësisht publik.

Ministria e ekonomisë ka njoftuar se ky projekt me vlerë mbi 137 milionë euro, financohet tërësisht nga vet KEK-u. Investimet synojnë transformimin e njësisë A3 për të arritur:

  • Rritjen e kapaciteti prodhues nga 130 MW në 215 MW
  • Ngritjen e numrit të orëve në operim 5,400 orë në 7,700 orë në vit
  • Uljen e konsumit të qymyrit nga 1.6 ton në 1.15 ton/MWh
  • Më pak ndotje

Për këtë tender kanë aplikuar Pesë kompani ndërkombëtare dhe vendore. Këto komapni janë: “SBB Energy S.A,  Intering SH.PK, EthosEnergy”, “LIMAK INSAAT SANAYI ve TICARET A.S”, “GOLDEN CONCORD GROUP LIMITED”, “KEPCO Plant Service Engineering Co.LTD, DYPNF Co. Ltd, BHI CO, Ltd” dhe “HIB Petrol SH.P.K; Florian Viqa; NTPC Limited”.

Kryesusi i Bordit të KEK, Valdrin Krasniqi tha se projekti është i rëndësishëm për të gjithë sektorin energjetik të Kosovës.

“Ky projekt është hap i rëndësishëm për KEK-un, por edhe për të gjithë sektorin energjetik të Kosovës. Nuk bëhet këtu vetëm fjalë për një ndërhyrje teknike, por për një transformim të vërtetë drejt më shumë efikasitetit, qëndrueshmërisë, por edhe mbrojtjes së mjedisit”, ka thënë ai.

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i KEK, Gramoz Hashani ka cilësur këtë process si një moment historik i sektorit elektroenegjetik të Kosovës.