KEK siguron qytetarët: Miniera asnjehërë nuk ka operuar më mirë dhe më sigurt
October 23, 2020

Pas publikimit të lajmeve mbi shembjen e minierave të KEK, të fundit njoftojnë opinionin se këtë vit miniera ka arritur rezultatet më të mira që nga pas lufta. Sipas KEK, këto rezultate janë evidente.
‘Njëherit edhe niveli i sigurisë në punë dhe operime ditore është në shkallën më të lartë të mundahme! Prandaj ju sigurojmë se gjendja në minierën e KEK-ut është më stabile se asnjëher me parë’, ka thënë KEK në komunikatë.
KEK ka hedhur poshtë raportimet nga disa media se kinse ka djegje të qymyrit tash e dhjetë ditë.
‘Kjo nuk është e vërtet. Në fakt djegje të vogla të qymyrit ne sipërfaqe të ndryshme ndodhin që nga fillimi i operimeve në vitin 1954 sepse kjo është pjesë normale e procesit në të gjitha minierat e hapura’, tha KEK në komunikatë.
Gjatë ditës, mediat kanë raportuar se sipërfaqe të mëdha të minierës së Sibovcit Perëndimor të Korporatës Energjetike të Kosovës mëngjesin e së enjtes kanë lëvizur duke shkatërruar strukturën e minierës dhe duke rrezikuar furnizimin me thëngjill të termocentraleve.
