KEK shpreh gadishmërinë për zbatimin e masave për uljen e pluhurit dhe NOx në Kosovën B
November 27, 2025

KEK njofton se projekti i masave për uljen e pluhurit dhe NOx i TC Kosova B është në prag të zbatimit.
Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka pritur një delegacion nga Bashkimi Europian në Kosovë, të për një informim strategjik mbi projektet kyçe të modernizimit dhe rehabilitimit në Termocentralin Kosova B, transmeton Kosovo Energy News.
Më saktësi është diskutuar rreth e projektit të financuar nga BE “Masat për Uljen e Pluhurit dhe NOx në TPP Kosova B”, të cilën KEK e cilëson si nismë madhore mjedisore e dizajnuar për të reduktuar ndjeshëm emetimet e grimcave dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, theksoi se KEK ka përfunduar me sukses projektin e dilatimit të kaldajave për njësitë B1 dhe B2 në vitin 2023, duke përmbushur parakushtin teknik thelbësor për zbatimin e këtij projekti.
Me arritjen e këtij momenti kyç, KEK konfirmoi se është plotësisht e gatshme të nisë zbatimin.
Përfaqësuesit e BE-së riafirmuan zyrtarisht se BE në Kosovë po punon drejt një fillimi të suksesshëm të punimeve të planifikuara për prillin 2026, duke shënuar një hap vendimtar përpara në performancën mjedisore të Kosovës dhe modernizimin e sektorit të energjisë.
“Rezultati i këtij takimi nënvizon partneritetin e fuqishëm mes KEK-ut dhe Bashkimit Europian dhe përfaqëson një avancim të rëndësishëm drejt prodhimit më të pastër të energjisë, rritjes së besueshmërisë operacionale dhe përafrimit të plotë me standardet mjedisore të BE-së për emetimet e pluhurit dhe NOx. ” thuhet në njoftimin e KEK-ut.