KEK përkujton bizneset se afati për furnizim nga FMF do të përfundoj së shpejti
July 23, 2025

Korporata Energjetike, KEK, ka publikuar një njoftim përkujtues për bizneset të cilat kanë dal në treg të hapur mirëpo ende nuk kanë gjetur funizues. Ka mbetur vetëm dhe një javë kohë për të shfrytëzuar KEK si Furnizues së Mundësisë së Fundit (FMF).
Të nderuar konsumatorë,
Zyrës së Rregullatorit për Energji ka caktuar KEK si Furnizuesin e Mundësisë së Fundit nga data 01.06.2025, për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, e cila përfundon me datë 30.07.2025.
“FMF është furnizues i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet dhe të drejtat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregulloren për FMF, dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE.” thuhet në njoftimin e KEK.
Pas datës 30 korrik, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga FMF, pasi që pas këtij afati përfundon e drejta ligjore për furnizim.
Bizneset ende vazhdojnë të kenë probleme në lidhjen e marrëveshjeve me furnizuese dhe janë të kërcënuar nga një rritje drastike e çmimit për energji. Në të kundërt edhe pse më shumë se gjysma e muajit ka kaluar bizneset ende nuk janë faturuar për muajin e parë të treg të hapur.
Shoqata e bizneseve e sheh këtë vonesë si shenjë të papërgatitjes së akterëve për liberalizim të tregut dhe bënë thirrje për pezullim të këtij hapi. Mirëpo ZRRE nuk ka reaguar ndaj këtyre thirrjeve duke lënë bizneset dhe qytetarët të përballen me këto ndryshime drastike.