Search

KEK: Njësia A4 jashtë funksionit si pasoj e problemeve me kondenzator

April 09, 2026


Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka njoftuar se njësia A4 në Termocentralin Kosova A është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 6 prill, pas paraqitjes së problemeve në kondenzator.

Sipas vlerësimeve profesionale, vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha.

“Për këtë arsye, ndalja është një masë e domosdoshme parandaluese, me qëllim të ruajtjes së integritetit të njësisë dhe evitimit të defekteve serioze”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

“Të gjitha institucionet relevante janë njoftuar me kohë për këtë zhvillim”, vijon njoftimi.

Aktualisht, KEK operon me tri njësi gjeneruese: B2 në TC Kosova B dhe A3 dhe A4 në TC Kosova A, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit sipas kapaciteteve në dispozicion.

Në të njëjtën kohë, KEK rikujton se është në një fazë të rëndësishme transformimi, me investime mbi 500 milionë euro për modernizimin dhe zgjatjen e jetës së njësive gjeneruese – investimet më të mëdha që nga fillimi i operimit të termocentraleve.

Si pjesë e këtyre investimeve përfshihet modernizimi i turbinës dhe elektrofilterave të njësisë B1 si dhe remonit kapital i njësisë A5.

KEK thekson se këto masa janë të domosdoshme për të siguruar funksionimin të qëndrueshëm dhe modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë.

/Telegrafi