Search

KEK nënshkruar MoM me komunën e Obliqit dhe Fushë Kosovës

February 23, 2026


KEK, Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se janë nënshkruar Memorandume të Mirëkuptimit me komunën e Obiliqit dhe të Fushë Kosovës, me qëllim të formalizimit të partneriteti strategjik.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK, Gramos Hashani është takuar me kryetarët e komunasë së Obliqit, Halil Thaçin dhe Fushë Kosovës, Valon Prebreza për nënshkrimin e MoM, duke thelluar bashkëpunimin institucional.

Sipas KEK këto memorandume vendosin një kornizë të strukturuar bashkëpunimi ndërinstitucional në funksion të interesit publik dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

Memorandum i nënshkruar me komunën e Obiliqit është cekur se përcakton mekanizma konkretë koordinimi për planifikimin dhe realizimin e projekteve prioritare në fushën e infrastrukturës, mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të pronës publike dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik lokal, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kompetencat përkatëse institucionale.

Më saktësisht KEK dhe komuna e Obiliqit do të bashkërendojnë veprimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat përreth operimeve të KEK-ut, avancimin e praktikave të menaxhimit të mbetjeve dhe rehabilitimit mjedisor si dhe mbështetjen dhe implementimin e projekteve me karakter strategjik për komunitetin lokal.

Kurse në rastin e Fushë Kosovës, nuk janë dhën detaje rreth pikave të marrëveshjes.

Në njoftimin e tyre, KEK ka theksuar se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim transparent dhe konstruktiv me institucionet lokale, në funksion të realizimit të projekteve që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.