Search

KEK me 180 punëtor të rinj – Hap drej rritjes së fuqisë punëtore për ta përballuar operimin e njësive ekzistuese dhe tranzicionin energjetik të vendit

September 03, 2025


Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, mirëpret 180 punëtorë të rinj në sektorë të ndryshëm.

Sipas KEK ky zhvillim përbën një moment të rëndësishëm për institucionin, duke reflektuar qartë përkushtimin ndaj forcimit të kapaciteteve njerëzore dhe sigurimit të një të ardhmeje energjetike të qëndrueshme.

“Pranimi i punëtorëve të rinj përfaqëson një nga investimet më të qëndrueshme të KEK-ut në burimet njerëzore, duke garantuar se institucionet energjetike të Kosovës do të mbeten të fuqishme, funksionale dhe të orientuara drejt së ardhmes. ” thuhet në njoftimin e KEK.

“Ky moment është dëshmi se KEK-u nuk po ndalet vetëm në investimet kapitale qindra milionëshe, por po investon edhe në fuqinë më të çmuar – në njerëzit. Përkrah rehabilitimit dhe modernizimit të njësisë A3 në vlerë prej rreth 137 milionë eurosh, turbinave të njësive B1 dhe B2 me rreth 56 milionë euro, elektrofiltrave mbi 100 milionë euro, si dhe projektit solar prej 100 MW – investime këto që janë garanci për jetëgjatësinë e njësive prodhuese të TC-A dhe TC-B, për përmbushjen e strategjisë kombëtare të energjisë dhe për tranzicionin tonë drejt burimeve të ripërtëritshme.” Ka theksuar kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani.

Pjesëmarrëse në ceremonin zyrtare të mirëpritjes së punëtorëve të rinjë në emër të qeverisë së ka qenë zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku. I cili këtë ngjarje e cilësoj si  një lajm të mirë, për shkak se KEK-u jo vetëm që punëson mbi 3.000 punonjës, por është shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit.