Search

KEK mban Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Aksionarëve – Prezantohet Performanca dhe Rezultatet për Vitin 2024

October 08, 2025


Më 06 tetor 2025, u zhvillua Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Aksionarit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në mbledhje mori pjesë Bordi i Drejtorëve, kryeshefi Ekzekutivk Gramos Hashani edhe Getoar Mjeku, zëvendësministëri në detyrë i Ekonomisë, i përfaqësueson aksionarinët e KEK.

Gjatë takimit, zëvendësministri u njoftua nga afër me rezultatet e arritura dhe sfidat me të cilat është përballur korporata gjatë vitit 2024.

“Pavarësisht kushteve të vështira të operimit, KEK sh.a. ka dëshmuar stabilitet, profesionalizëm dhe përkushtim të lartë në përmbushjen e misionit të saj – sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për vendin. ” thuhet në deklaratën e KEK.

Poashtu KEK ka njoftuar se Divizioni i Prodhimit të Qymyrit ka arritur me sukses realizimin e planit të prodhimit të djerrinës dhe qymyrit, duke furnizuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të pandërprerë me lëndë të parë dy termocentralet – Kosova A dhe Kosova B.

KEK ka ritheksua përkushtimin e vazhdueshëm të korporatës për rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të operimeve në njësitë prodhuese të DPQ-së, TC Kosova A dhe TC Kosova B, si dhe për zhvillimin e projekteve kapitale dhe investimeve strategjike në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Energjisë, duke përfshirë zhvillimin e kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtëritshme.

Për më shumë informata rreth performancës së KEK gjatë vitit 2024, ndiqni Link-un drejt Raporit Vjetor.